Shënohet një nga incidentet më të rënda ajrore në Shqipëri. Një avion ka marrë flakë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ pak minuta më parë dhe për fat të mirë nuk raportohen të lënduar. Avioni thuhet se i përket kompanisë së fluturime ‘Air Albania’ dhe besohet se ka qenë defekti në motor që shkaktoi flakët, por nuk ka ende detaje nëse ishte në ajër apo në nisje nga pista. Supozimi i parë është se avioni u përfshir nga flakët pak para nisjes së fluturimit, kur po ngroheshin motorët dhe po bëhej testi i rrjetit elektronik dhe teknik të mjetit fluturues dhe nuk ka pasur pasagjerë në bord. Paraprakisht, shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë një defekt në motor. Në vendngjarja konfirmohet se janë nisur për efekte sigurie edhe dy ambulanca dhe tre zjarrfikëse shtesë, përveç atyre që ka vetë aeroporti për këto rrethana.