Një “plan” sekret rus, që pretendohet të kishte në fokus ekzekutimin e ministrit të Mbrojtjes italiane ka alarmuar dhe ka kaluar në gatishmëri të plotë inteligjencën e Italisë. Gazetarja Alba Kepi, referuar raportimeve të mediave italiane, thotë se janë ofruar si shpërblim 15 mln euro për “kokën” e ministrit. Ajo tha se plan është raportuar nga mediat në shkallë kombëtare, por nuk ka më shumë detaje rreth këtij plani.

Eksperti i gjeopolitikë, Enri Hide, u shpreh në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News se pushteti i Rusisë po shndërrohet në një pushtet kriminal.

“Pushteti politik në Rusia po degradon dhe po shndërrohet në një pushet kriminal. Po mo vjen habi se si ka përfunduar kjo superfuqi”, tha Hide.

Për kapitenin, Artur Meçollari, Rusia sot po synon të destabilizojë Perëndimin dhe në kuadër të kësaj tenton të gjejë pika kyçe siç është Italia, që njëherësh është vend anëtar i NATO. Ai tha se Rusia ka eksperienca të mëparshme në planet e saj për të kryer ekzekutime të tilla, jashtë vendit.

“Rusët sot kanë nevojë për ta destabilizuar perëndimin dhe kanë gjetur pikërisht një vend kyç, në rajonin e Mesdheut. Rusia ka eksperienca të mëparshme  në eliminimin e njerëzve jashtë Rusisë”, theksoi ai.