Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar këtë të premte në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë

Interpol Tirana po vijon procedurat me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit fqinj.

“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.