Nëse Pique do t’i dinte pasojat e ndarjes së tij me Shakira , ai mund të kishte rimenduar. Futbollisti merr një “valë” zemërimi nga një pjesë e madhe e botës.

Bashkë me të në qendër të vëmendjes ka qenë edhe partnerja e tij e re, Clara Kia , me të cilën nuk ngurrojnë të bëjnë shumë dalje publike.

Një video që qarkullon orët e fundit tregon se çifti është nxjerrë nga një restorant në Barcelonë, për shkak të asaj që i kanë shkaktuar Shakirës.

Sipas Marca-s spanjolle, Pique dhe Kia u përjashtuan pas një urdhri të dhënë autoriteteve nga pronari i dyqanit. Në pamjet që qarkullojnë në internet, të dy largohen nga restoranti të mërzitur dhe kthehen në makinën e tyre për t’u larguar.