Rreth 20 punonjës të Inceneratorit të Fierit, mes tyre operatorë dhe roje të godinës kanë bllokuar ditën e sotme vend depozitimin e mbetjeve.
Sipas BW, ata shprehen të indinjuar se që nga muaji janar janë pa paguar.
Ndërkohë që negociatat me administratorin shtetëror të inceneratorit Farudin Arapi kanë rezultuar pa sukses.