Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sot në inagurimin e rrugës ndërkufitare , Kosovë-Shqipëri, rrugë e cila lidhë fshatin Gorozhup të Kosovës me atë të Pogaj-in në Shqipëri. Ky projekt është rezultat i marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim forcimin e lidhjeve infrastrukturore dhe zhvillimin rajonal.Dikur kjo rrugë ishte e ndarë me tela me gjemba, nje kufi i pergjakur nga regjimi serb i Milloshevicit.
Ndërtimi i kësaj rruge me gjatësi prej 3.7 km, është një investim i qeverisë së Kosovës në vlerën e prej afro nje million euro. Në fjalën e tij Kryeministri Kurti u shpreh: Kjo rrugë lidh dy komunitete që historikisht kanë qenë një, të cilët i bashkojnë familja tradita dhe jeta e përditshme. Lidhja jonë me shqipërinë nuk është vetëm historike e shpirtërore, ajo duhet të jetë dhe fizike dhe në këtë drejtim ne po ecim bashkë me hapa konkret.”
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë shtetëror nga pala kosovare, si dhe ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Nga ana e saj pala shqiptare u mjaftua me pjesmarrjen e ambasadorit shqiptar në Kosovë, z. Pertrit Malaj dhe ish ambasadorin Qemal Minxhozi dhe putetit të zonës, Eduart Shalsi, si dhe kryetari i bashkisë së Hasit, Miftar Dauti./kohajuaj