Këtë pasdite të 16 tetorit, në Tiranë është përuruar Kolegji i Evropës, në prani të liderëve evropianë dhe atyre të rajonit – të mbledhur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalën e saj e cilësoi vendosjen e kampusit në Tiranë, një dhuratë madhore që Shqipëria po i bën Evropës.
Ajo falënderoi kryeministrin e vendit, Edi Rama, për idenë e tij të hedhur një vit më parë.
Kështu von der Leyen thotë ky është moment i veçantë për të që përfaqëson Evropën.
“Këtu do të kemi studentë nga Shqipëria, nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe nga Bashkimi Evropian”.
Ajo hodhi një paralele me Poloninë, për të cilën tha se kolegji atje u hap para se Polonia të bëhej vend anëtare e unionit.
Presidentja e KE-së shprehu bindjen se kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë.
“Faleminderit që na keni mirëpritur këtu si Kolegj Evrope”.
“Faleminderit shumë që më keni mikëpritur në këtë qytet të mrekullueshëm. Zonja dhe zotërinj, vërtet në dhjetor të vitit të shkuar ju Edi na sollët këtë ide dhe thatë pse të mos ketë kolegji i Europës degën e vetë në Tiranë. Që nga ai moment unë thash çfarë ideje fantastike dhe na u deshën vetëm 9 muaj që të arrinim deri këtu dhe për arsye të rektores së mrekullueshme të Kolegjit të Europës. Po Federika, po mos të ishe ti, kjo gjë nuk do të ishte bërë e mundur. Faleminderit shumë për gjithçka që ke bërë. Ky është një moment shumë i veçantë për mua sepse përfaqëson Europën në momentet e saj më të mira. Në këtë kolegj të Europës këtu në Tiranë, ne do të kemi studentë nga Shqipëria, nga i gjithë Ballkani Perëndimor, nga gjithë BE. Do të flasim për shndërrimin që ka pësuar BE dhe do të hedhim themelet si udhëheqës të së ardhmes, ambasadorët e ardhshëm të ides europiane. Ne të gjithë e dimë që ky kolegj do të jetë dega e tretë sepse të parin e kemi në Belgjikë, të dytin në Poloni dhe këtu kolegjin e tretë të Europës”.