Aktori Agron Llakaj ka shperthyer ne lot teksa po fliste dhe eshte pyetur per gruan e tij Kostandinen, disa muaj pas ndarjes se saj nga jeta.

“Jane koherat me te veshtira ne jeten time, me duhet te qesh, kur nga brenda qaj, dhe e kam shume te veshtire.

Perulem para mungeses se saj, me vjen keq tmerresisht, me vjen keq, pse me futet ne kete pyetje”, ishin fjalet e Agron Llakajt me ngasherim.

“Dikur i thosha Kostandines je agronizuar, tani po kuptoj qe une isha konstandinizuar”, keto ishin disa nga fjalet e Agron Llakajt, per gruan e tij Kostandinen e cila muaj me pare u nda nga jeta si pasoje e nje semundje te rende.

“Kerkoj te qesh brenda te qares time, por i kam thene vajzes une nene nuk behem dot per ju por do te jem babai juaj bashke me vellain bashke me shpirtin e Kostandines”- tha Llakaj.

“Ngjarje te tilla duket se Zoti i sjell per te treguar sa i forte eshte njeriu, mua me vjen keq qe nuk jam kaq i forte”, tha aktori i humorit.

Ne fund te intervistes ai tha se edhe si njeri edhe si artist, ai do ta gdhende emrin e Kostandines e cila eshte me te me shpirt.

“Me mungon fjala e saj, me mungon kritika e saj qe ma jepte si shok”, theksoi me tej Llakaj ne vizion plus.