Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit ku qarkullonte një 35-vjeçar në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Blutë shpallën në kërkim vëllezërit me iniciale Emiljano dhe Elton Domi të dy banues në fshatin Xhafzotaj.

Nga hetimet ka rezultuar se Emiljano dhe Elton Domi janë konfliktuar verbalisht me 35-vjeçarin me iniciale L. Sh., për parakalimin me automjet.

Më vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte i riu.

Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa po punohet për kapjen e 2 vëllezërve të shpallur në kërkim,  Emiljano dhe Elton Domi.

Njoftimi i policisë:

Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta me të, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër).

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, vëllezës, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me 35-vjeçarin, për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.

Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.