Detaje të reja kanë dalë në lidhje me konfliktin e nipërve të ish-kryebashkiakut, Agron Kapllanaj me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forcave të Operacionales, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e 15 prillit në aksin Fier-Patos.
Sipas burimeve nga Ora News, mësohet se shkak për nisjen e konfliktit ka qenë ushqimi që agjentët e BKH-së po konsumonin pranë kompanisë së Kapllanajt, ndërsa gjithçka ka filluar që prej orës 18:00. Ndërkohë, më pas një person rreth moshës 30 vjeç është afruar dhe ka fotografuar makinën e tyre, ndërsa i ka pyetur se për çfarë ishin duke qëndruar aty.
Agjentët e Bryosë Kombëtare të Hetimit në fillim nuk janë prezantuar se kush ishin, duke i thënë se kishin ardhur për të parë një tokë, pasi sipas tyre u nevojitej për biznes dhe më pas janë larguar drejt qytetit të Fierit.
Ndër të tjera, në orën 19:25 teksa punonjësit e policisë ishin duke qëndruar në makinën e tyre, në ato momente u është afruar një makinë dhe më pas një 30-vjeçar u është drejtuar atyre “zbrit pak në tokë, dil nga makina”, duke i thënë “hajde zbrit”.
Sipas Ora News, njëri nga punonjësit e policisë i është drejtuar duke thënë se “nuk është nevoja të bëni asnjë veprim pasi jemi punonjës të policisë dhe kemi punën tonë, nuk kemi punë me ju”, por kjo nuk është pritur mirë nga 30-vjeçari, i cili i ka drejtuar me fjalët “policia jemi vetë dhe nuk q… për njeri”.
Ndërkohë, më vonë kanë ardhur dhe dy automjete të tjera me disa persona dhe kanë filluar të godasin ta godasin fizikisht me grushta dhe shkelma, duke e kërcënuar dhe ofenduar punonjësit e policisë.
Gjithashtu, njëri prej tyre duke bërtitur ka thënë “jam policia”, por këta shtetas ofendonin me fjalë fyese “nuk q…për njeri, policia jemi vetë, ju q…robt”, ku më pas ka dalë dhe oficerja e BKH-së i cila është prezantuar si SPAK, si dhe shefi i operacionales V. L i cili ka thirrur me ze të lartë por veprimet e dhunshme nuk janë ndalur.
Sakaq, oficeri i operacionales ka nxjerr armën e zjarrit duke u thënë ndal policia dhe është neutralizuar situata duke shoqëruar disa nga personat e përfshirë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen 15 prillit në Fier, rreth orës 19:20, në aksin rrugor Fier – Patos, ku shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona.
Të arrestuarit janë, Ledjan Kapllanaj , Klaudio Kapllanaj nipërit e ish-kryebashkiakut dhe Gerald Kollçaku.
Ndërkohë sipas policisë, BKH-ja dhe operacionalja ka qenë në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm ish-krybashkiakut të Mallakastrës.