Rreth orës 16:00, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Te Lapidari”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasja e mitur afgane A. F. 7 vjeçe, banuese e përkohshme në Shëngjin.

E cila ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e policisë të mjetit të përfshirë në aksident.

Konkretisht mjeti tip “Fiat Punto” me drejtuese shtetasen L. Gj. 45 vjeçe, banuese në Shëngjin, ku po kryhen veprimet procedurale.