Shenja përmirësimi , masa sigurie dhe rritje e kujdesit për higjienen dhe pastërtinë janë vënë re këto ditë  në Sektorin Rinia, ose në plazhin më të njëjtin emër  në të djathtë të Porto Romanos, në Durrës

IMG 20240701 WA0004 3

Këto lëvizje të bashkisë Durrës dhe  sektorit të shërbimeve dhe agjencive ligjzbatuese që kanë për dëtyrë të përkujdesen për sigurinë, mjesdisin dhe shëndetin e pushueseve,  kanë ardhur  vetëm pak ditë pasi protali ynë publikoi pamjet skandaloze në këtë plazh ditor, ku mund të pushojnë deri në 50 mijë pushues në një ditë, kryesisht në fundjavë.

Gropa e shumta në udhën lidhëse  të plazhit më asfaltin në një gjatësi prej 2 km,  nga  ana e  Fllakës , janë mbushur nga fadromat dhe kamionët që kanë sjellë inerte në këtë udhë  ranore e me lagështirë në dimër e pluhur në vere. Edhe pse nuk është një zgjidhje përfundimtare, drejtuesit e automjeteve vlerësojnë këtë ragim të bashkisë.

Po ashtu  janë të pranishme dhe patrullat e policisë së shtetit, të cilat mungonin plotësisht edhe autmjete e policisë  janë parë në sektor, ndërkohë që është vënë ën shumicën e  sipërfaqeve me shezllonë dhe sinjalistika e ndihmës së shpejtë.

IMG 20240621 WA0042

Edhe inspektorët e AKU –së, kanë dalë në terren për të mbrotjur konsumatorin nga ushqimet që mund të jënë të pakonsumueshme e që kërcenojnë shëndetin e tyre.

Sa i përket pastërtisë janë vënë kazanët për të hedhur mbeturinat, te cilat tërheiqn në orët e vona nga mjetet e pastrimit. Po ashtu punonjësit e katij sektori janë përgjatë gjithë ditës në punë.

Këto konsiderohen si shenja të mira për nëj sezon të sukseshëm veror dhe dje  si ditë ediel kanë qenë afro 25 mijë pushur ditorë në këtë plazh. {or dhe vetë këta pushues në të shumtën e rastëve , sidoms ata që znë ëm çadrate tyre në hapësira të lira piblike, bëhën ndotësit më të mëdhnj te ujit , bregut dhe rerës.

E vemtja gjë që është pëkeqësuar është ndotja e pyllit me pisha që vijion përditë dhe flakët që kanë përfshirë atë pjesë që është më e bukura e këtij bregdeti. Shkurret dhe boçet e pishave të rëna përfun janë djegur, ndërkohë që zjarri nuk ka mundur të dalë deri lart , pasi pishat janë afro 20  metra, por trungjet e tyre janë përfshirë nga flaka dhe tymi. Edhe dje zjarret kanë shkrumbur  sipërfaqe të këtij pylli, duke shtuar dhe indiferencën e zjarrfikësve dhe pakujdesinë e vetë banorëve të fshatit, të cilët i vënë zjarrin pyllit.