Ditën e sotme, duke filluar nga ora 10:00 në e hotel Plaza te salla “Queen” po organizohet përkujtimorja për Ismail Kadarenë.
Në këtë përkujtimore të zhvilluar në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta janë të pranishëm shumë figura shtetërore si dhe kryetarja e parlamentit Spiropali.
Ishte kjo e fundit që e shpërndau lajmin dhe ftesën për eventin e organizuar nga Akademia e Shkencave.
Fjalën hapëse e mbajti kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi, më pas foli kryetarja Spiropali e cila tha se Kadare ishte “i pazakonshëm” dhe “është e pamundur të gjejmë fjalët e duhura për kolosin e letrave shqipe”, “ai nuk kërkoi zbukurime”, “Kadare mbetet simbol i dinjitetit” dhe se “në veprën e tij përsosmëria dhe gjuha nuk janë të ndara”.
Spiropali tha se “ai i përket qiellit më të epërm të vlerave universale” dhe se armiqtë e tij ishin ziliqarë e lakmitarë për Danten shqiptar.
“Kadare ishte një alkimist i madh”,-përfundoi Spiropali,- “na duhesh, ngrehu nga atje ku je!”.
Pak më vonë i erdhi radha për përshëndetje delegacionit të Akademisë së Shkencave të Kosovës të cilët i lanë vend recitimit të disa poezive të tij për Kosovën.
Vend kishte dhe për poezinë e tij të madhe “Mall”.
Kryetari i BKSH Piro Misha tha “se ishte nder të ishim bashkëkohës të Ismail Kadaresë”. I pranishëm në sallë ishte dhe botuesi i Kadare Bujar Hudhri.
Gjithashtu foli dhe Zonja Kadare, Helena, e cila tha se “iniciativa e Kuvendit dhe Akademisë për të përkujtuar Ismailin na kujton t’i shpreh një mirëkuptim të thellë për tonin elitar që folën”.
“Lufta jonë ka qenë për t’i mbijetuar shovinizmave të çmendur të botës ku jetuam”- përfundoi zonja Kadare.
A.K./TemA