Irani ka zbuluar detaje të valës së fundit të sulmeve me raketa kundër Izraelit.

Sipas një deklarate nga Garda Revolucionare, sulmi, i cili është faza e 20-të e Operacionit “Premtimi i Vërtetë 3”, filloi me lëshimin e 40 raketave me lëndë djegëse të ngurtë dhe të lëngshme, përfshirë raketën balistike me shumë koka luftarake Kheibar Shekan.

Sipas Sky News, përdorimi i raketave me lëndë djegëse të ngurta dhe të lëngshme në lidhje me Kheibar Shekan tregon përshkallëzimin e aftësisë ushtarake të Iranit dhe qëllimin e tij për të zgjeruar gamën e sulmeve të tij.

Një korrespondent i Al Jazeera-s në Teheran raporton se nuk është e sigurt nëse Kheibar Shekan u përdorën në këtë sulm apo do të përdoren në një valë të mëvonshme.