Ka përfunduar seanca për çështjen e Fredi Belerit, dosja e të cilit kalon për gjykim. Avokati i Fredi Belerit në një komunikim për mediat u shpreh se vetë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ka deklaruar se ai po mbahet në burg politikisht.

“Po mbahet në burg politikisht. I deklaroi në sallë të gjyqit”, tha avokati.

Ai gjithashtu shtoi se gjyqi do të zgjasë dhe se për këtë arsye nuk ka përse sipas tij Beleri të mbahet në burg. Më tej shtoi se nuk kishte asnjë pritshmëri që ditën e sotme në këtë seancë të kishte të tjera rezultate.

Gazetarja Klodiana Lala tha se në seancë ka pasur debate të forta rreth kësaj çështje. Ndërkohë Fredi Beleri akuzohet për vjedhje votash.