Në orët e para të mëngjesit është mbyllur procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Shkodrës.

Partia Demokratike kryeson me 36904 vota, PS 34721 dhe PSD 15784.

Ky është rezultati i 403 nga 405 qv e Qarkut pasi dy kuti të tjera, të fshatit Ktosh, në Malësi të Madhe, kishin probleme dhe janë dërguar për t’u numëruar në KQZ.

Në 4 KZAZ-të e Shkodrës, është vendosur për të nisur numërimi për votat e kandidateve, gjatë pasdites.