Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga Nyja e Fllakës në Durrës.
Rama bën me dije se tashmë punimet kanë përfunduar dhe aksi është i hapur për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga përfundimi i punimeve në Nyjen e Fllakës në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve.