Përfitues i amnistisë penale që nis të zbatohet këtë të mërkurë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

“Uroj që askush të mos e provojë eksperiencën e burgut”, tha Frrokaj pasi doli nga ambientet e burgut të Reçit në Shkodër.

Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.Kujtojme qe nga ky ligj përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove.