Nga Petrit SULAJ * –
Këto ditë në disa media pranë qeverisë kemi lexuar për numrin e lartë të turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve. Ky numër kalon 3.5 milionë, sipas këtyre mediave. Natyrisht gëzojm për një fakt të tillë, por do të doja që përmes këtij shkrimi të ngrija dhe njëherë shqetësimin për përdorimin e aeroporteve të vendit Tonë. Po i marr me radhë, nisur nga aktiviteti i tyre.
1. Aeroporti “Nënë Tereza’ i Tiranës me aktivitet të konsoliduar që nga viti 2004, sëfundi nuk është se ka ofruar ndo 1 rritje cilësore në drejtim të shërbimit aeroportual apo dhe ndaj pasagjerëve, përkundrazi le shumë për të dëshiruar në kêtë drejtim. Mjafton të vêrehet operimi në orët e pikut dhe dalja e pasagjerëve në portat e terminalit për ta kuptuar thjesht kaosin që ekziston me këto shërbime. Por askush nga autoritet shtetërore si vë re. Autoriteti i Aviacionit Civil me dyshen e “konsoliduar” Maksim (Ethemaj) – Balluku (Belinda), mbyllin sytë para këtyre fakteve, vonesave në fluturim dhe shërbimit që le mjaft për të dëshiruar.
2. Në aeroportin e Kukësit megjithse u bë një investim i dytë për zgjatimin e pistës me pretendimin e filimit të operimeve për kompanitë me kosto të ulët, realiteti flet krejt ndryshe. Numri i fluturimeve mbetet minimal në mos in-egzistent. Infrastruktura e shërbimeve përreth aeroportit në fuksion të pasagjerëve mungon dhe qeveria as nuk investon në këtë drejtim dhe as nuk mendon se si mund të zhvillohet një rrjet funksional turistik në funsion të këtij Aeroporti duke bërë kështu që ky gjoja “investim” të dështojë dhe të shërbejë për futjen e parave në xhepat e bizneseve pranë qeverisë, por askush nuk e ka mendjen dhe as dëshirën të hetojë për fakte të tilla flagrante.
3. Aeroportin e Vlorës e kam mbështetur që në fillim si 1 investim që krijon mundësi zhvillimi shumë të mëdha për Transportin Ajror, por puna e këtij Aeroporti pamvarësisht tam-tameve qeveritare po minohet me idenë jo funksionale she jo-ekonomike të Aeroportit të Sarandës si dhe me përgjumjen e Autoriteve me përgatitjen e stafit Aeroportual si dhe ivestimit strategjik në kapacitetet e akomodimit të turistave. Ky Aeroport ka nevojë për një numër prej mbi 500 punonjësish tē kualifikuar që natyrisht vendi ynë jo vetëm nuk i ka por as po mendon të investojë në këtë drejtim.
4. Aeroporti i Sarandës jo vetëm përbën një investim të gabuar, por do jetë shumë i papërshtatshëm dhe nga ana operacionale duke qenë se zona operimit ndërthuret me atë të Aeroportit të Korfuzit, duke e bërë tejet të vështirë për tu menaxhuar nga ana e Trafikut Ajror duke u bërë kështu premisë për aksidente ajrore me kosto të pa imagjinueshme për vendin tonë. Mesa duket qeveritarët tanë përmes dyshes Maksim-Balluku nuk duan të dinë për këto aspekte teknike, por thjesht duan të realizojnë “investimin” që milionat të shkojnë në destinacionin e parashikuar.
Nuk janë vetëm inceneratorët. Hetoni këto “projekte” të aviacionit dhe do kuptoni këtë abuzim gjigant. Po e përsëris dhe një herë shprehjen që kam përdorur në 1 shkrim të mëparshëm: Mos thoni se nuk ju kam paralajmëruar!
* Ish Drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil, i “ANTA”-s, sot “ALBCONTROL”