Nga Eduard Zaloshnja
Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani kërkoi që pas mbarimit të mandatit aktual, prokurorëve të SPAK-ut t’u shtohet edhe një mandat 9-vjeçar. A u duhet shtuar?”
Kësaj pyetje iu përgjigjën “Po” 65.3% e të anketuarve dhe “Anoj nga po” 10% e tyre. Pra 75.3% anonin pro kërkesës së Dumanit.
Meqë kampioni ishte përfaqësues i popullsisë së rritur (18 vjeç e sipër), mund të ekstrapolohet me përafërsi që rreth 1.506 milonë banorë të rritur anojnë nga përkrashja e kërkesës së Dumanit.
Po për kë votuan vjet më 14 maj këta banorë të rritur që anojnë nga përkrahja për kërkesën e Dumanit?
Meqë në pyetësor ishte përfshsirë edhe pyetja rreth votës që kishin dhënë vjet më 14 maj të anketuarit, mund të ekstrapolohet me përafërsi se për kë votuan vjet përkrahësit e kërkesës së Dumanit.
Konkretisht, rreth 796 mijë prej tyre votuan vjet për kryebashkiakë socialistë, rreth 596 mijë nuk votuan fare, dhe rreth 114 mijë votuan për kryebashkiakë opozitarë (në pyetësor nuk ishte specifikuar për cilat logo opozitare).
Nga ana tjetër, ndër rreth 496 mijë banorët e rritur jo dakord me kërkesën e Dumanit, rreth 488 mijë votuan vjet për kryebashkiakë opozitarë, rreth 4 mijë për kryebashkiakë socialistë, dhe rreth 4 mijë të tjerë nuk votuan fare.