Granit Xhaka ishte pothuajse i larguar nga Arsenali në merkaton e verës. Mesfushori kishte mbyllur parimisht marrëveshjen me Romën në Itali por një bisedë personale me trajnerin Arteta, bëri që shqiptaro-zviceriani të qendronte në ishull.

Ky vendim, si duket, ka dalë shumë i suksesshëm teksa Xhaka është kthyer në lider absolut dhe po kalon një formë fantastike këtë sezon. Në një intervistë për BeIN Sport, 30-vjeçari shpreh mirënjohje të madhe ndaj spanjollit.

Është njëri, emri i tij është Mikel Arteta. Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë por unë do ta mbështes gjithmonë atë. Nëse nuk do të ishte ai, jam 100% i sigurtë se nuk do të isha sot pjesë e Arsenal. Ai e di këtë, kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe të sinqertë me të.

Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në fushën e lojës por unë nuk do të jem kurrë kundër tij apo të them diçka mbi fjalën e tij. Meriton respektin tim dhe të familjes sime. Këtë vit, mendoj se mund ta fitojmë titullin sëbashku.”-tha Xhaka.