Analisti dhe gazetari Agim Baçi komentoi situatën brenda PD, ndërsa paralajmëroi se debatet brenda saj mund ta çojnë atë drejt braktisjes nga ana e elektoralit.

Baçi komentoi dhe debatet mes Salianjit dhe Berishës.

“Zoti Salianji kërkon një ballafaqim, një takim me demokratët, për të ndryshuar mentalitetin e të sotmes. Kjo përballje tregoi këtë ndarje, këtë hendek mes një grupi që kërkon riformatim të PD dhe ata që duan të mbajnë status-quo. Pazaret e vogla, për të mbajtur grupin, më duket qesharake. Asnjë deputet, asnjë nga ata ligjvënës aty nuk mund të justifikohet dhe të thotë; më tha filani apo jo. Po për gjëra më të mëdha? Si mundet që të qëndrojë përballë? Opozita duhet të ikë nga kjo situatë qesharake dhe të ketë qasje tjetër ndaj kritikave. Ata njerëz që kërkojnë ta kritikojnë shprehin një shqetësim që ka opozita ndaj këtyre qasjeve. Më e keqja e madhe do të ishte po mos të merrej njeri me opozitën. Në demokraci është opozita ajo që bën rrotacion.”, tha ai.