Analisti Arben Meçe foli për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dosjen 500 faqe të SPAK.
Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Meçe tha se Partia Demokratike do të pësojë goditjen më të rëndë, pasi ish-kryeministri e përdori vetëm për të mbrojtur veten.
“Vërtetohet që paratë që janë përfituar nga një linjë korruptive janë përdorur nga Sali Berisha. Ndërsa për familjen jemi në një linjë tjetër që është e lidhur me hetimin pasuror. Dhe sipas SPAK këto para injektohet në familjen Berisha.
Pra kjo bën që të mos merremi më vetëm me Berishën dhe Jamarbërin, por edhe me familjen. Nëpërmjet kësaj vepre penale implikohet gjithë familje dhe kjo ka disa sekuenca të tjera dhe këtu vijmë te PD sepse PD është “një shpk e Berishës”.
Dhe këtu vijmë tek fakti që PD do të pësojë goditjen më të rëndë, sepse “shkrihet” pronari. Mekanizmi që përdor Berisha për t’u mbrojtur shkaktoi pasoja për PD. Sot rezulton që është një instrument tjetër që është bërë vepër penale.
Dosja 500 faqe tashmë nuk është konspiracion. PD do të shkrihet si parti, Saliu e përdor për të mbrojtur veten. Tani kjo dosje është dosje përvëluese për familjen Berisha, sepse janë në linjën e korrupsion pasiv që të gjithë. Kapja e PD nga Sali Berisha ka qenë dëmi më i madh”, tha ai.