Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e sotme zonën e Marglliçit në Patos.

Duke rrezikuar banesa e puse nafte, vijon të përhapet.

Pavarësisht ndërhyrjes disa orëshe të forcave të shumta zjarrfikese, shërbimeve të Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen në terren, ka qenë e pamundur shuarja e flakëve.

Forcat e Armatosura sapo kanë mbërritur pranë vatrës së zjarrit për të ndihmuar në vendosjen nën kontroll dhe më pas shuarjen e saj.