Gjatë muajit mars opinion publik është tronditur nga një sërë ngjarjesh kriminale që lanë pas viktima e të plagosur.

“Shoqëria rëndohet shumë psikologjikisht sepse informacioni tashmë vjen nga të gjitha anët dhe është i shpeshtë, është i përsëritur dhe të duket sikur krimi bashkëjeton 24/24 me shoqërinë. Mendojë se njerëzit e zakonshëm, të thjeshtë, shqetësohen kur i shikojnë, ju vjen keq për familjet që preken në mënyrë tragjike dhe kërkojnë të shohin ndëshkim”, tha Entela Binjaku, sociologe.

E pikërisht mosndeshkimi çon në nxitjen e të tjerë personave të cilët ndërmarrin vepra kriminale duke menduar se edhe ata nuk do të zbulohen apo kapen nga policia.

Sulmi terrorist ndaj godinës së Top Channel në orët e para të së hënës ku u gjuajt me breshëri kallashnikovi, e si pasoje humbi jetën në krye të detyrës roja i sigurisë Pal Kola, ende nuk është zbardhur.

Ndonëse kanë kaluar 6 ditë nga ngjarja organet kompetente ende janë larg  zbulimit të një piste konkrete. Ndërkohë që për ngjarje të tilla është jetike zbardhja dhe arrestimi I autorëve. Lënia pa përgjegjës i nxit edhe më tej krimin dhe kriminelët që të përdorin të njëjtën mënyrë terrori apo goditje sepse janë të sigurt që të nuk do penalizohen.