Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, ku është plagosur një i mitur.
Dyshohet se një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.