Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot një mbledhje me deputetët e qarkut të Tiranës dhe ministrat.

Sipas burimeve mediatike, takimi pritet të zhvillohet në orën 18:00 në ambientet e Kryeministrisë.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij takimi, por ai vjen vetëm një ditë pas votimit në Këshillin Bashkiak të Tiranës për propozimin e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky zhvillim ka shtuar interesin mbi qëndrimin e kryeministrit dhe të Partisë Socialiste lidhur me situatën e krijuar në kryeqytet, ndërsa priten detaje nga mbledhja e mbrëmjes së sotme.