Pas dhenies së vendimit në favor të grupit të Enkeleid Alibejt, nga Gjykata e Apelit, humbësi Sali Berisha, që kryeson dhe grupimin e segmentit tjetër të Partisë Demokratike, ka anatemuar vendimarrjen e vendimarrësve, duke kërcenuar me ndezjen e pishtarit të “revolucionit paqësor demokratik” etj.etj. Mirëpo pse reagimi i Sali Berishës është kaq agresiv? Çfarë humbet ai dhe çeta e grupimit nga ky vendim? Më së pari vetë Berisha e familja e tij humbet partinë që e përdor si koracë përballë shpalljes “non grata” nga SHBA, gjë që don të thotë se është zbuluar përballë ligjit. Së dyti heqja e vulës, pra e identitetit ligjor automatikisht nuk i lë hapsirë regjistrimi në KQZ partisë së “foltoristëve” çka presupozon mospasjen e kandiatëve garues në zgjedhjet vendore të 14 majit. Së treti duke u mos u njohur juridikisht, Sali Berisha detyrohet të dalë jashtë godinës së partisë legjitime të cilën e pushtoi me dhunë disa muaj më parë. Me pak fjalë pas vendimit të Apelit nga me një “non grata” Sali Berisha bëhet me tre të tilla, përkatësisht me “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit, vulë partie “non grata” dhe godinë “non grata”./Koha Juaj.com