Ashtu sic edhe u shpreh në prezantimin e ekspozitës së tij, cantën e kryeministrit këtë radhë e kishte mbushur me art dhe jo politik.
Pas dhjetë vitesh në krye të qeverisë shqiptare, të vetmet problem të pazgjidhura me vendin fqinjë , për kryeministrit Rama janë ato të artit.
Besoj që jo vetëm kryeministri ynë është I kënaqur me zgjidhjen e cështjeve që prej vitesh kishin mbetur pezull, por edhe vet shqiptarët!
Ja psh, e keni parasysh ceshtjen e kufirit detar me Greqine se sa shumë na ka lodhur…
Vjen kryeministri Rama dhe me një të rënë të lapsit e con ceshtjen në Hagë. Fitoren! Ca thoni ju, e ka në xhep!
Ndërkohë vet Ministri I Jashtëm Grek, Nikos Dendias, I cili thuhet se ka edhe origjinë shqiptare, I mahnitur nga kjo zgjidhje e Ramës (kuptohet se është krenar për origjinën e tij shqiptare) , mori vet përsipër organizimin në cdo detaj ekspozitës së kryeministrit Rama në Athinë!
I paparë në organizimin e eventeve të tilla, Dendias kishte menduar se kush do ta mbante për dore dhe Zahon e vogël (megjithse me thënë të drejtën këto kohër e fundit sikur është rritur ca ai, po hajt mo)! Kë kishte caktuar me këtë mision, Dendias do thoni ju?! Veten, kë tjetër!
E pabesueshme që një ministër të merej me detaje të tilla, po kur bëhët fjalë për një piktor kryeminstë, gjithcka mund të ndodhë.
I lumtur krah Zahos , I mahnitur nga zhgarravinat e kryeministrit tone, Dendias shetiste I lumtur në ambjentet e Ekspozitës duke mbajtur për dore djalin e kryeministrit tonë.
Ndërsa vet Rama teksa fliste para të pranishmëve me nje vet të ndier që e karakterizon, nuk harron të thotë se “Është artisti më I mirë mes të gjithë kryeministrave.
Misioni në Athinë, u kry! Po cfarë do të ndodhë në takimet që do të zhvillojë në Londër?!
E sigurt është që në krye të axhendës së kryeministrit tonë do të jenë takimet me “Cunat e Londrës”. Se c’do ketë në cantën kryeministrore pritet ta zbulojmë së shpejti./ Koha Juaj.com është media e re që gazetarinë e ka mision, jo përfitim. Na ndiqni se nuk do zhgënjeheni./