Ashtu sic edhe u shpreh në prezantimin e ekspozitës së tij, cantën e kryeministrit këtë radhë e kishte mbushur me art dhe jo politik.
Pas dhjetë vitesh në krye të qeverisë shqiptare, të vetmet problem të pazgjidhura me vendin fqinjë, për kryeministrit Rama me sa duket janë ato të artit.
Besoj që jo vetëm kryeministri ynë është I kënaqur me zgjidhjen e cështjeve që prej vitesh kishin mbetur pezull, por edhe vet shqiptarët!
Ja psh, e keni parasysh cështjen e kufirit detar me Greqine se sa shumë na ka lodhur…
Vjen kryeministri Rama dhe me një të rënë të lapsit e con ceshtjen në Hagë. Fitoren! Ca thoni ju, e ka në xhep!
Ndërkohë vet Ministri I Jashtëm Grek, Nikos Dendias, I cili thuhet se ka edhe origjinë shqiptare, I mahnitur nga kjo zgjidhje e Ramës (kuptohet se është krenar për origjinën e tij shqiptare) , në shenje falenderimi, mori vet përsipër organizimin në cdo detaj të ekspozitës së kryeministrit Rama në Athin.
I paparë në organizimin e eventeve të tilla, pasi kishte planifikuar cdo detaje të ekspozites, Dendias kishte menduar se kush do ta mbante për dore dhe Zahon e vogël (megjithse me thënë të drejtën këto kohër e fundit sikur është rritur ca ai, po hajt mo).
Kë kishte caktuar me këtë mision, Dendias do thoni ju?! Veten, kë tjetër! Kush mund ta kryente më mirë se vet ai, këtë mision!
E pabesueshme që një ministër të merej me detaje të tilla, po kur bëhët fjalë për një piktor kryeminstër, gjithcka mund të ndodhë.
I lumtur krah Zahos , I mahnitur nga zhgarravinat e kryeministrit tone, Dendias shetiste I lumtur në ambjentet e Ekspozitës duke mbajtur për dore djalin e kryeministrit tonë.
Ndërsa vet Rama teksa fliste para të pranishmëve dhe me një të vetndier që e karakterizon, nuk harron të thotë se “Është artisti më I mirë mes të gjithë kryeministrave.
Misioni në Athinë, u kry! Po cfarë do të ndodhë në takimet që do të zhvillojë në Londër?!
E sigurt është që në krye të axhendës së kryeministrit tonë do të jenë takimet me “Cunat e Londrës”. Se c’do ketë në cantën kryeministrore pritet ta zbulojmë së shpejti./ Koha Juaj.com është media e re që gazetarinë e ka mision, jo përfitim. Na ndiqni se nuk do zhgënjeheni./