Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Tiranë, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi.
Kreu i qeverisë duket i veshur sportiv, me rroba të zeza, teksa hyn në godinën e Kryeministrisë.
Në ditët në vijim, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”.