Pas protestës në 7 Tetor ku u sulmua me molotov selia e Partisë Socialiste, Kryeministria, ministritë dhe Bashkinë e Tiranës, deputetët e opozitës kanë paralajmëruar një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg.

Oozita do e zhvillojë protestën më datë 23 tetor në dyert e Parlamentit Europian dhe do jenë rreth 40 deputetët që do t’i bashkohen.

Kjo është hera e parë, që deputetët shqiptarë organizohen për të protestuar para Parlamentit Europian. Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarëve të kaosit në Kuvend, pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.