Pas Ilir Metës, i cili kërcënoi SPAK-un nëse sekuestron pronat, ka qenë Sali Berisha, ai që ka sulmuar prokurorët nga dritarja e shtëpisë së tij në “Rrugicën e Shpresës” sic e quan vete zonën ku banon.

Miq, në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ai është Skapi i partisë.

Në qoftë se e drejta juaj ka një armik, ajo është gjykata e partisë.

Ndaj dhe e premtja është dita e ditëve, është ora e fitores, është ora e betejës, ora e triumfit qytetar, e ngadhënjimit të kryeqytetit mbi llumin, mbi hajnat e pastrimit të shtëpisë së parë të kryeqytetit të Shqipërisë.

Le të lëshojmë përpara zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Tiranës.

Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e dinjitetit tonë.

Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e lirive tona.

Zemërimin e ligjshëm për shpëtimin e Shqipërisë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira është zotimi ynë.

Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës t’i shndërrojnë këto ditë dhe net që na ndajnë nga e premtja në ditë përkushtimi serioz, dialogu serioz me çdo qytetar.

Në ditën e vendimeve më të guximshme të jetës sonë.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.