Analisti Arben Meçe thotë se dosja “Partizani” ku ish kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, mund të jetë vetëm një test.

Në një intervistë për ABC News, Meçe u shpreh se ka dosje të tjera që mund ta fusin Berishën në burg, si 21 Janari dhe Gërdeci.

“Jo kjo dosje, natyrisht dhe kjo dosje është njëra nga to. Penaliteti ekstrem i kësaj vepre penale shkon 12 vjet. Mos harrojmë që kemi 21 Janarin, 4 të vrarë. 21 Janari është vepra, krimi shtetëror më makabër i bërë në demokraci, jo thjesht në Shqipëri. Nuk guxon njeri në botë të vrasë qytetarin e vet.

Në momentin kur vritet qytetari i vet nga shteti, automatikisht e gjithë hierarkia kalon në procedim. Është e vërtetë që kjo çështje është në proces. Kemi Gërdecin, kemi mbi 17 të vrarë atje. Normal, mundet të aludojmë që kjo është çështja ishte test, dhe ka goditur një nga pikat më të dobëta të Berishës.

Gjëja po bëhet e qartë. Miti Berisha kaq enë një mit i krijuar, nuk ka qenë një mit real. Forca politike e Berishës ishte në dekandencë, nuk arrinte të ndërtonte më një parti”, theksoi ai.