Ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, Paro Laçi, i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitaj, në Report Tv bëri publike faktet e reja lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, truallin e të cilit ish-kryeministri Sali Berisha ia kaloi dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të ndërtuar aty 19 kulla.
Pas intervistës së parë që dha në Report TV me 22 tetor ku tregoi disa episode sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij por edhe nga strukturat të shtetit, përfshirë policinë dhe Ministrinë e Brendshme, për t’u larguar nga ish-kompleksi, Laçi tha se është thirrur në SPAK për të dëshmuar. Sot në studion e Report Tv tregoi faktet e reja që ka dhënë në prokurori mbi këtë çështje, ndërsa kërkon që të thellohen hetimet, pasi shumë emra që sipas tij janë “pjesë e kasaj grabitje” nuk përmenden në dosje.
“Pas intervistës në Report Tv direkt më morën të SPAK dhashë denoncimin tim mbi faktet për privatizimin e klubit Partizani. Ato kishin një mori dokumentesh dhe unë citova me data të sakta. Në këtë mori faktesh që ata kishin unë nuk mund të theksova datat precize presionet, denoncimet për dhunën barbare që na hynë në zyra. Të gjitha i thashë me data të sakta.
Kam dhënë në SPAK garancimin tim për këtë aferë. Kemi patur sulme ndaj zyrave të Partizanit thyerje objektesh, materialesh, kërcënime. Ka fakte të reja për grabitjen e pronës. Kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Nga hetimet është shmangur emri i Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit. Xhim Begeja paraqitej në emër të Sali Berishës. Gjeneral Qirjazi me të drejtë shkrauante që nuk mund ta firmos. Erdhi Xhemal Gjunkshi dhe e firmosi. Ata nuk kanë qenë kurrë pronarë të ligjshëm të pronës te kompleksi Partizani.
Unë s’kam qenë kurrë që ato objekte të ndryshonin destinacionin. E kam deklaruar në SPAK. Mua mu dha një pazar i qartë. Po të kisha firmosur 500 mijë euro do mi jepte dhëndri i Berishës. Agron Kuliçi ka ardhur dhe ka thënë mbroj interesat e Sali Berishës. Tonin Vocaj. Erzen Breçani ishte grushti i hekurt i Sali Berishës dhe në atë periudhë janë marrë fushat. Unë jam shoqëruar pse kam debatuar pa bërë asgjë, ishim në stadiumin tonë dhe nata na marrin e na shoqërojnë”, tha Laçi.
Në SPAK Laçi thotë se ka treguar se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të firmosur.
“E kam thënë dhe në SPAK që jam thirrur më është thënë një Pazar i qartë. Më ka bë presion Agron Kulici në emër të familjes së Berishës. Edhe familja e Berishës më ka thënë se Kulici mbron interest tona. Tonin Vocaj. Pastaj mbylljen e bëri shefi i komisariatit Erzen Breçani që erdhi në komisariatin numwr 2 apostafat. Ai ishte grushti i hekurt i Sali Berishës. Unë u thashë s’mund ta pengosh kapitenin… Ai më shoqëroi në komisariat, kemi nejtur me një birucë me kapitenin e ekipit derisa bënë protestë dhe pastaj na lirua. Sekretari Ilir Shulku u ka thënë nëse keni diçka duhet t’i mbani nëse jo duhet ti lëshoni dhe na lëshuan. Ata na shoqëruan në momentin që luhej ndeshja.
I kam prek të gjitha gjërat në SPAK, Xhim Begeja… Dhe prokurorët na kanë bërë njëfarë presioni. “S’mund ta çojmë përpara dosjen”, edhe kjo formë presioni është. Ato me sa pashë u vunë në lëvizje. Prokurori, Demneri nga Burrelli pak qerosh, por e gjetën në SPAK sapo e përmenda, se ua përshkruajta… unë e deklarova faktike si ma ka thënë. Nga Tonin Voci Agron Kuliçi Erzen Breçani… Vetëm se nuk jemi përleshur fizikisht me Tonin Vocin. Mua sa s’më kanë marrë ta firmos me forcë… 500 mijë euro kesh do mi jepte dhëndri i Berishës. E kam thënë dhe më herët që kërkojnë të më blejnë me 500 mijë euro. Dhëndri i Berishës barbar, grabitës. Përse nuk ka përfituar një tjetër pronar që është shpronësuar.
Fakti më real është që ata kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Të gjithë e dinë që ushtria bënte bunkierë, por nuk ishte pronë e tyre. Klubi Partizani ka qenë pronë e klubit Partizani. Po të firmosja unë ata s’kishin më nevojë që tja kërkonin të firmoste Qiriazi. Ai gjenerali që sot është deputet i PD Gjunkshi ka mëkatet e veta, i formosi direkt në kohë rekord. Ndryshoi ligjin për sportin, çdo gjë, që është i vetmi ambient sportiv që janë bërë parate sepse ishte në mes dhëndri.
“Unë atëherë kam dalë me deklarata të forta, do marrim ekipin dhe do lozim para kryeministrisë. Kur na e morën klubin skishim ambient ku të stërviteshim. Unë kam thënë ku do bëjmë futboll që po I bëni të gjitha pallate. Të gjithë e dinë se Berisha është kryesori grabitësi i asaj prone. Ai ndërroi ligjin për sportin”, tha ai.
Laçi ka hedhur poshtë akuzat e Rithemelinit, të cilët e quajnë si mbështetës i qeverisë.
“Unë jam shumë i djathtë, nuk kam asnjë lidhje me të djathtën. E dinë shumë mirë sa kam bërë për demokracinë. Kam financuar Partinë Demokratike. E dinë demokratët, Paro Laçi ka paguar shpenzimet e Sali Berishës, faturën e telefonit të Sali Berishës që shkonte 4 mijë euro”, tha Laçi.