Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, të cilat janë ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën.

Gjithashtu me shumicë të thjeshtë prej 71 votash kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe.

Po me 71 vota u miratuan edhe disa vendime të tjera: Ai i ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat, zonat e mbrojtura, akti normativ për buxhetin, akti normativ për pasaportat, akti normativ për kartat ID, marrëveshja për Kopenhagën, Fondi për Abu Dhabin, Banka e Shqipërisë për OSHEE-në, Programi për Punësimin e të Rinjve.

Kujtojmë se seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.