Parlamenti Europian miratoi sot një rezolutë që bën thirrje për ndalimin e aksesit në mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç pa pëlqimin e prindërve të tyre, me qëllim që të sigurohet “ndërveprim online i përshtatshëm për moshën”.
Sipas një drafti të bërë publik, legjislacioni parashikon “vendosjen e një kufiri të harmonizuar evropian të moshës dixhitale prej 16 vjeç si pragu i paracaktuar nën të cilin nuk duhet të lejohet qasja në platformat e rrjeteve sociale në internet, përveç nëse prindërit ose kujdestarët u kanë dhënë fëmijëve të tyre leje të ndryshme”.
Gjithashtu, kërkohet që në të gjithë Bashkimin Evropian të vendoset një moshë minimale dixhitale prej 13 vjeç për akses në platformat e mediave sociale, platformat e videove dhe asistentët e Inteligjencës Artificiale (IA).
Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk është ligjërisht e detyrueshme./kohajuaj
