Këngëtarja Parashqevi Simaku, mësohet se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës me një videoklip të ri që mësohet se ka regjistruar në New York.

Lajmi është dhënë nga Elton Ilirjani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. “Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”, shkruan ai.

Parashqevi Simaku tashmë duket totalisht e transformuar nga jeta e mëparshme. Ajo gjithashtu pas takimit me djalin e saj të munguar prej vitesh si dhe me ish-bashkëshortin, Parashqevi Simaku iu nënshtrua dhe një terapie për shëndetin mendor, pasi prej kohësh jetonte si e pastrehë në qytetin e New-Yorkut.