Sipas MeteoAlb, moti i paqëndrueshëm po dominon prej disa ditësh në të gjithë vendin tonë, duke sjellë edhe gjatë të enjtes mbizotërim të vranësirave në pothuajse gjithë ditës në një pjesë të mirë të territorit.

Pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mudësi për reshje të pakta shiu dhe dëbore në zona të izoluara, ku më të dukshme reshjet do të mbeten në zonat Veriore dhe qëndrore gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes ku reshjet do të jenë prezenet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë