Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës, Bledar Duro, mësues i shkollës 9-vjeçare Sotir Gura, i cili ra në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=122&loc=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fshqiperia%2F2260159%2Fmberrin ne gjykaten e korces mesuesi i arrestuar per ngacmim seksual ndaj nxenesve jashte e pret bashkeshortja%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.botasot

Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.

Mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë.

Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi, ndërsa Duro është pezulluar menjëherë nga detyra e tij si mësues i lëndës “Art Pamor”.