Aleati i presidentit Vladimir Putin, Nikolai Patrushev ka paralajmëruar se Rusia ka armët për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nëse ekzistenca e saj kërcënohet.

Më tej theksoi se Uashingtoni se po nënvlerëson fuqinë bërthamore të Moskës.

“Politikanët amerikanë të kapur në propagandën e tyre mbeten të bindur se, në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë, Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të kryejnë një sulm parandalues ​​raketor, pas të cilit Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përgjigjet.

Kjo është marrëzi dhe shumë e rrezikshme”, tha Patrushev sot, duke folur për gazetën ruse.