Nëse SHBA-të do të sulmonin Iranin, do të shpërblehen me “dëm të pariparueshëm”. Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei e tha këtë në një fjalim televiziv, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.
“Kushdo që e njeh Iranin, popullin dhe historinë e tij nuk do t’i drejtohej kurrë këtij kombi me tone kërcënuese, sepse Irani nuk do të dorëzohet”, tha Khamenei.
“Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre padyshim që do të shpërblehet me dëm të pariparueshëm”, vazhdoi kreu i regjimit iranian.
Khamenei vlerësoi sjelljen e popullit iranian përballë agresionit: “Populli iranian kundërshton me vendosmëri luftën e imponuar, ashtu siç do të kundërshtojë po aq me vendosmëri paqen e imponuar, ky komb nuk do t’i nënshtrohet kurrë imponimeve të askujt”.
Lideri iranian paralajmëroi gjithashtu se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e SHBA-së do të sillte “dëme të parikuperueshme”, duke e cilësuar fushatën ushtarake të Izraelit si një “gabim të madh”.
“Do të ndëshkohen për këtë,” përfundoi ai, duke theksuar se vendi i tij është i përgatitur për çdo skenar në vijim.