Papa Leo XIII, në fund të audiencës së përgjithshme të sotme për Vitin e Shenjtë të Katolikëve, iu referua krizës midis Izraelit dhe Iranit.
“Këto ditë, lajmet po shkaktojnë shqetësim të madh. Situata midis Iranit dhe Izraelit është bërë dukshëm më e tensionuar. Në një moment kaq kritik, dëshiroj të përsëris apelin tim për një ndjenjë përgjegjësie dhe arsyeje”, theksoi Papa.
“Përpjekjet që synojnë ndërtimin e një bote më të sigurt, të lirë nga kërcënimi bërthamor, duhet të kryhen nëpërmjet respektit dhe dialogut të sinqertë, me qëllim ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme, të bazuar në drejtësi, vëllazëri dhe të mirën e përgjithshme”, shtoi Papa.
Sipas Papa Prevost, “askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e një tjetri”, ndërsa “është detyrë e çdo vendi të mbështesë paqen, duke promovuar procese pajtimi dhe zgjidhje që garantojnë sigurinë dhe dinjitetin e të gjithëve”./kohajuaj