Adriatik Berisha, mjeku i babait të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se çfarë i tha efektivi i maskuar i Gjykatës Speciale kur po shoqëronte Thaçin te shkallët e spitalit.

Pamjet me zyrtarin e Speciales morën vëmendje nga mediat dhe u bënë virale.

Por Berisha tha se “në fotografi duket më e vrazhdë sesa ka qenë në realitet”.

“Ndoshta veç të tërhiqesha mbrapa, unë e kam ngritur pak dorën kam thënë në rregull jemi. Unë kam qenë i kujdesshëm, në natyrë s’jam arrogant”, ka thënë ai.