Zgjedhjet vendore të 14 majit morën një notë kaluese nga ana e OSBE-ODIHR.
Një raport i tillë është mirëpritur nga SHBA dhje BE, të cilët kanë këmbëngulur që Shqipëria të vë në zbatim rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR.
“Delegacioni i BE-së mirëpret publikimin e raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri, i cili konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese, por të karakterizuara nga akuza për keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe blerje votash”, thuhet në njoftimin e BE-së.
“Ambasada e SHBA mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit që përshkruan fushat me përmirësim të vazhdueshëm, si dhe mangësitë.
Shtetet e Bashkuara nxisin qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit.
Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur.
Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të forte”, njofton Ambasada e SHBA-së.
Nga ana tjetër, raporti i ODIHR pati lexime të ndryshe nga politika e Tiranës ku opozita e konsideroi si dëshmues të një procesi elektoral të manipuluar ndërsa maxhoranca si vlerësim të zgjedhjeve.