Kryetari aktual i Keshillit Komunal te Ulqinit, Ardijan Mavriqi në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar sesi Ura mbi Bunë, një investim mes Shqipërisë dhe Malit të Zi që pritet te konkretizohet në mbledhjen mes dy qeverive, në Podgoricë, nisi të merrte rrugëtimin e sajëtimin që në vitin 2015, në zyrat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që drejtohej nga Benet Beci.

Ai ka treguar detaje rreth ketij takimi, por edhe ka kujtuar group e ngushtë të bashkëpunëtorëve që punuan për këtë vepër ë bashkon dy vendet shqipfolëse.

“Ura mbi Bunë punën e saj e filloi që në vitin 2015 në zyret e FSHZH bashkë me Benet Beci ku u dakorduam që ky projekt do jetë projekt strategjik i dy shteteve dhe Komunës së Ulqinit, projekt i cili po fillom të realizohet edhe pse shumë ishin skeptik për një inicijativë të tillë.Për mos të u harruar kontributi, në takimin e punës në Tiranë për këtë projekt morën pjesë dhe kontribuan: Irfan Murati, Greta Gjoncaj, Genci Nimanbegu, Blendi Bushati, Avdo Dervishi.”.- shprehet Mavriqi.

Projekti i urës është përgatitur i tëri me financimin dhe angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë me një vlerë prej rreth 200 mijë Euro. Investimi për punimet në urë dhe pikat kufitare është rreth 20 milion Euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dy vendet. Është një nismë e mbështetur drejtpërdrejt nga dy Kryeministrat e vendeve për t’i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve.

Ura do të jetë mes fshatit Pulaj në Velipojë Shqipëri dhe Shën Nikollë në Mal të Zi në Territorin e komunës Ulqin. Ura e projektuar është kompozite me trarë çeliku dhe solete beton arme, me një gjerësi prej 17 ml, me dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës me rreth 3,5 ml gjerësi secili krah.

Ajo është konceptuar me 2 struktura dalluese: viadukti kryesor me 3 hapësira me një gjatësi prej 320 metër dhe në të dy krahët e tij zhvillohen 2 vaidukte aksesi me një gjatësi prej 140 metër secili. do të vizitojë Ulqinin apo anasjelltas rreth 70 km rrugë dhe më shumë se një orë e gjysmë udhëtim pa llogaritur rëndesën e pikës së kalimit kufitar të Muriqanit gjatë sezonit turistik. Ajo do të hapë një dritare të re komunikimi për bregdetin e Velipojës, duke sjellë një fluks të shtuar turizmi dhe të ardhurash në zonë.

Kam patur privilegjin që si drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit të kem ndikuar në forcimin e bashkëpunimit me Malin e Zi më specifikisht me përfaqësues politikë shqiptarë të zonës së Ulqinit. Që në vitet 2015-2016 kemi diskutuar shumë projekte të përbashkëta, si hapja e kalimit këtu në Pulaj Velipojë dhe në Zogaj në liqen, të cilat tashmë po bëhen realitet.

Thellimi e lundrimi i Bunës është projekti i përbashkët strategjik në rradhë, i cili jam i sigurt se do ta transformojë ndjeshëm turizmin në zonën tonë.

Opozita e akuzon deputetin e Shkodrës për urën mbi Bunë si