Pas një seance maratonë në parlamentin e Shqipërisë është votuar amnistia penale me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër.
PS dhe Rithemelimi kanë finalizuar dakordësinë e arritur më parë. Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protestuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.
Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove. Gjithashtu, ka kaluar dhe amendamenti i Gazment Bardhit për ndryshimin e datës për të përfituar nga amnistia deri në 31 mars 2024.
Amendamenti i Gazment Bardhit u miratua me 111 vota pro dhe 1 abstenim. Ndërkohë, u rrëzua nga Kuvendi amendamenti i kreut demokrat Lulzim Basha.
Votimet në Kuvend
Të pranishëm 118 deputetë
-Votimi në parim i aministise penale me 116 pro, 1 kundër e asnjë abstenim u shoqërua me duartrokitje.
-113 vota pro, zero abstenim, 1 kundër
-Miratohet Pr/ligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për arkivat’
71 vota pro, 3 abstenim, 41 kundër
-Miratohet ‘Pr/ligji për koncesionet e partneritetin publik privat’
70 vota pro, 6 abstenim, 44 kundër
-Miratohet Pr/ligji për burimet ujore
71 pro, 41 kundër, 5 abstenim
-Miratohet Pr/ligji për turizmin i ndryshuar
71 vota pro, 47 kundër, asnjë abstenim
-Pr/ligji për mbrojtjen e konkurrencës
3 pro, 2 abstenim, 112 kundër