Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit ndërsa po punohet për të ekzekutuar 15 urdhërarreste të lëshuara nga Anti-Mafia në Itali.

Më tej bëhet me djije se operacioni antidrogë është zhvilluar me epiqendër Barin ndërsa mësohet se ka të bëjë me një sistem të mire strukturuar të importit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Të dyshuarit menaxhonin transportin e sasive të mëdha të kokainës dhe marijuanës përmes rrugëve detare, duke përdorur mjete te sofistikuara për t’iu shmangur kontrolleve.

Pasi droga kalonte me sukses kontrolleve shpërndahej në rajone të ndryshme të Italisë. Gjithashtu në lidhje me këtë operacion është zbuluar edhe një rrjet i pastrimit të parave. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare.