Mësimi ka filluar sot rregullisht në gjithë vendin, megjithëse Sali Berisha u bëri thirrje nxënësve të bojkotonin së paku orën e parë si shenjë revolte për mbylljen e TikTok, ndërsa kërcënoi dhe mësuesit.

Në kryeqytet, mësimi ka vijuar normalisht, teksa thirrja e Berishës është konsideruar politike nga prindërit e nxënësve, të cilët kërkojnë që shkolla të mos politizohet, shkruan abcnews. Ndërkaq, në gjimnazin “Dhaskal Todri” në Elbasan apo dhe në Shkodër, nuk ka pasur problematika sa i takon zhvillimit të mësimit.

Edhe Lezha, Fier e Durrësi kanë refuzuar thirrjen e Berishës, për bojkot të mësimit. Mësimi është zhvilluar normalisht po ashtu në Vlorë e në Korçë.

Thirrja e Berishës ishte në limitet e absurdit referuar faktit që mbyllja e TikTok me vendim qeverie u bë me kërkese të vetë prindërve, të cilët luftën e përditshme me fëmijët, e kanë për edukimin e tyre dhe largimin nga rrjetet sociale.