Gazetarja e CNN, Kaitlan Collins ka publikuar një video, e cila mund të ketë parathënë shkarkimin e Këshilltarit Kombëtar për Sigurinë të Presidentit Trump, Mike Waltz, para publikimit të njoftimit zyrtar.

Pamjet e filmuara më herët gjatë kësaj jave, tregojnë një moment të pazakontë kur Donald Trump po shkonte në Miçigan për 100 e ditët e tij në detyrë. Waltz në helikopterin presidencial “Marine One,” por 10 minuta më vonë, në Bazën e Përbashkët Andrews, Waltz nuk hipën në avionin presidencial. Ai shihet teksa qëndron përbri avionit, ndërsa këshilltari i Trump, Stephen Miller ngjit shkallët e “Air Force One.”

“Është një fluturim që zgjat vetëm 10 minuta afërsisht,” shprehet Collins në komentin që i bën videos, “ndaj është tejet e pazakontë që dikush të fluturojë në helikopterin presidencial dhe pastaj të mos lejohet të shkojë në udhëtim.”

Ajo shton se CNN ka pyetur zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me këtë dhe se shpjegimet e tyre praktikisht arritën në pikën ku ai [Waltz] nuk kishte më besimin e presidentit dhe stafit të tij të lartë, dhe iu njoftua se koha e tij Këshilltar i Sigurisë Kombëtare kishte përfunduar.

Waltz u shkarkua nga puna për shkak të një bisede në grup në aplikacionin Signal, ku ai shtoi aksidentalisht gazetarin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg.

Mediat në SHBA raportojnë se Ëaltz është propozuar tashmë për postin e ambasadorit të SHBA-së në OKB.